Më në fund, Amal dhe George Clooney fotografohen me binjakët (FOTO)
Ata u bënë prindër për herë të parë më 6 qershor të këtij viti, ku Amal Clooney solli në jetë binjakët Ellën dhe Aleksanderin. Gjithmonë ka kuriozitet për të mësuar rreth vogëlushve të George Clooney-t.
Por prindërit e rinj mesa duket nuk duan ende të na prezantojnë me binjakët e tyre. Gjithsesi ata janë fotografuar teksa zbrisnin nga avioni i tyre privat në Itali.
Çifti ka vendosur që së bashku me binjakët të kalojnë disa ditë pushimi në shtëpinë e tyre në liqenin Como. Clooney në fakt teksa zbret nga avioni, duket një baba mjaft i përkushtuar ku mban në dorë karrocën e binjakëve.