Ja pse është e dobishme të lexoni para se të flini gjumë

Të lexuarit është një proces që është mirë të kryhet në çdo orë të ditës, jo vetëm për faktin se të pasuron me njohuri të reja, por sepse është mënyra më e mirë për të kaluar kohën e lirë.

Gjithsesi edhe leximi, ka orën e tij. Ka disa momente kur na lexohet shumë, ndërsa ka disa momente të tjera që bëhemi dembelë, dhe nuk prekim libër me dorë. Mos u demoralizoni nëse ndodheni në këtë fazën e dytë, pasi ne do ju tregojmë kohën më të përshtatshme për të lexuar. Disa studime në fakt kanë treguar se praktika e leximit para se të flini gjumë në mbrëmje, mund të jetë një avantazh i madh.

1.Do të mbani mend më shumë gjëra

Kur flini, truri juaj ia transmeton gjithçka që është ruajtur, kujtesës afatshkurtër dhe asaj afatgjatë. Kjo do të thotë se ajo që lexoni para se të shkoni në shtrat, mbetet brenda jush për një kohë të gjatë. Prandaj lexoni një libër para se të bini për të fjetur, dhe s’do të harroni asgjë nga subjekti, madje edhe momentet më pak të rëndësishme.

2.Është momenti i vetëm kur je larg nga çdo lloj ekrani

Të gjithë e dimë se do të flinim më mirë, në rast se do të fiknim ekranet para se të shkonim në shtrat. Shumicën prej nesh e zë gjumi me celularë apo tableta nëpër duar. Por, nëse vendosni ta përdorni kohën që kaloni në shtrat para se t’iu zërë gjumi duke lexuar një libër prej letre, do të keni mundësi të kaloni disa kohë pa i mbajtur sytë mbi ndonjë ekran, diçka për të cilën sytë tuaj kanë dëshpërimisht nevojë.

3.Është një ritual qetësues

Nëse keni probleme me pagjumësinë, shumë mjekë do t’iu rekomandojnë të ndiqni një ritual qetësues për të fjetur më mirë. Dhe leximi është një ritual i përkryer: të detyron të qëndrosh duarkryq dhe shtrirë në krevat, duke lënë mënjanë çdo lloj shpërqendrimi, duke ndenjur i qetë dhe mos u mërzitur, pasi gjithmonë mëson gjëra të reja.

4.Është një takim që nuk mund ta shtysh

Përveç rastit kur ka diçka shumë urgjente apo tmerrësisht tronditëse, ju duhet të shkoni të flini çdo ditë. Takimi me shtratin, është një nga ato takime të cilën nuk mund ta shmangni më shumë se një herë, pa u shembur përtokë. Pra, nëse keni zakonin e leximit para se të shkoni në shtrat, me siguri do të keni edhe pak kohë për t’iu kushtuar leximit çdo ditë, dhe do të përfundoni duke lexuar më shumë libra se më parë.

5.Do t’iu ndihmojë të shpëtoni nga stresi

Është e provuar se leximi redukton nivelin e stresit. Ai do t’iu lehtësojë nga ankthi klasik i natës, kështu që ju mund të bini në gjumë në vend të fiksoni tavanin apo rindizni sërish celularin për t’u marrë me të.

6. Do të shihni ëndrra të bukura

Ndoshta ka një shpjegim shkencor për këtë deklaratë… por, nëse shmangni leximin e librave horror të Stefën Kingut gjatë natës, dhe përqendroheni me shumë tek ato mbretëri të mëdha që do të donit të vizitonit, ju mund ndoshta mund t’i ëndërroni ato gjatë natës.

7.Do të jeni shumë më i përqendruar

Leximi rrit jo vetëm përqendrimin tuaj në përgjithësi, por leximi para gjumit do t’iu ndihmojë të përqendroheni më shumë mbi temat që jeni duke lexuar. Askush nuk do t’iu shqetësojë për t’iu pyetur se çfarë po lexoni. Leximi në shtrat, është një nga momentet e pakta ku ju mund të lexoni në paqe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button