Takimi i parë: Si të lini një përshtypje impresionuese?

Studimi i kryer në Mbretërinë e Bashkuar nga kompania AXA, zbuloi se brenda disa minutave ju vëreni gjëra që forcojnë ose thyejnë tërheqjen që ka lindur mes jush dhe një personi tjetër siç janë; kohëzgjatja e kontaktit me sy dhe buzëqeshjes, toni i zërit, aroma e trupit dhe veshja që ka zgjedhur. Dhe sipas studimit të (në një sens të përbashkët) të gjithë këta faktorë ndikojnë nëse do të ketë apo jo një takim të dytë. Me pak fjalë, ju duhet të lini një përshtypje të mirë shpejt.

Pra si mund të impresiononi dikë në 12 minuta? Ja disa kërkime që mbështeten në ato që duhen bërë dhe ato që nuk duhen bërë kur keni një takim për herë të parë me dikë:

1.  Shiheni në sy, buzëqeshni dhe përqëndrohuni në atë që ai po thotë. Këto janë të gjitha mënyra për të bërë një përshtypje të parë të qëndrueshme.

2.  Mos bëni shumë pyetje. Një studimi i fundit ka zbuluar se sa më shumë pyetje t’i adresoni njëri-tjetrit, aq më pak të lidhur do të ndiheni. Lëreni mënjanë axhendën që keni krijuar në mendje dhe lëreni bisedën të rrjedhë natyrshëm.

3. Kujdes me kontrollin ndaj vetes! Është e lehtë të kuptohet që ju po mendoni sesi dukeni në takim dhe nuk po interesoheni për personin tjetër në tryezë. Mos lejoni që në 12 minutat e para të kalojnë pa u vlerësuar niveli juaj i interesit.

4.   Mos e ndërprisni bisedën për të dalë për të pirë cigare. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se pushimi për cigare gjatë takimit të parë është më problem se kontrollimi i telefonit apo mbërritja me vonesë.

5.  Qëndroni larg temave të rrezikshme. Kjo përfshin çdo përmendje të ish-it, politikës apo pozicionit të preferuar gjatë seksit.

Lajme të ngjashme

Back to top button