Njihuni me dy atraksionet turistike kryesore në Shqipëri e Kosovë

Një hartë e krijuar nga Trip Advisor tregon atraksionet turistike kryesore në të gjitha shtetet e botës.

Meqë kultura dhe arti janë pjesë të rëndësishme të shoqërisë, kjo hartë përbëhet nga objekte fetare, nga objekte historike e natyrore dhe turistike.

Shembull, në Kosovë figuron Muzeu Etnografik si atraksioni kryesor për turistët e huaj. Muzeu gjendet në Kompleksin Emin Gjiku në Prishtinë.

Në Shqipëri, sipas hartës si atraksion kryesor turistik janë gërmadhat e Butrintit. Butrinti është vlerësuar si pasuri e trashëgimisë së njerëzimit dhe mbrohet nga UNESCO që nga viti 1992.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit.

Sipas kësaj harte, në Greqi atraksioni kryesor është Muzeu i Akropolit, në Maqedoni është Liqeni i Ohrit, në Serbi është Kalaja e Beogradit ndërsa në Hungari mbetet ndërtesa e Parlamentit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button