Turqia akuzon Greqinë se ka hapur zjarr ndaj anijes së mallrave

 Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar ashpër Greqinë për incidentin në të cilin ishte përfshirë anija bregdetare greke që hapi zjarr ndaj një anije mallrash turke të hënën, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim, Ministria thekson se anija turke M/V ACT po lundronte nga porti Iskenderun në Turqinë jugore në portin Izmit në Turqinë veriperëndimore, kur anija turke u sulmua nga anija e rojes bregdetare greke.

“Ne dënojmë ashpër aktin e papërgjegjshëm të autoriteteve greke në këtë incident të neveritshëm”, thuhet në deklaratë.

“Nuk mund të ketë kurrfarë justifikimi për hapjen e zjarrit ndaj një anije mallrash e cila po lundronte nga një port turk në portin tjetër”, thuhet më tej në deklaratë.

Në deklaratët thuhet se ngushëllimi i vetëm është se askush nuk u vra apo nuk u plagos në këtë incident.

Anija e mallrave e cila u sulmua mbrëmë vonë u ankorua në portin e Marmarisit në Turqinë jugperëndimore, e shoqëruar nga tre anije të rojes bregdetare turke dhe një anije luftarake.

Pasi anija u ankorua, deputeti i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) Mugla, Nihat Ozturk, e inspektoi anijen e sulmuar.

Duke folur për gazetarët, Ozturk tha se anija në të cilën ndodheshin 13 anëtarë të ekuipazhit kishte më shumë se 20 shenja të plumbave.

“Këto plumba u shkrepën pa kontroll, por nëse ndonjë nga këto plumba do të kishte goditur ndonjë nga miqtë tanë, atëherë ndoshta tani do të ishim duke folur për diçka tjetër”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button