Shtatë gjykatësit mund ta zvarrisin procesin gjyqësor për Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në

Shtatë gjykatës të Gjykatës Penale në Shkup të cilët mund t’i vlerësojnë akuzat e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) kanë mundësi deri në afat të pacaktuar që t’i zvarrisin procedurat në të gjitha 17 lëndët, konfirmojnë për SDK, gjykatësit e Gjykatës Themelore Shkupi 1, të cilët janë  larguar nga lëndët e PSP-së. Ata paralajmërojnë se ka mundësi që rastet në të cilat është e paraparë dënim me burg prej 5 vjetëve plotësisht të hidhen poshtë, njofton Portalb.mk.

Këto gjykatës deri dje sipas orarit të kryetarit Stojançe Ribarev, por edhe të kryetarit paraprak, Vlladimir Pançevski, janë larguar plotësisht nga lëndët e PSP-së.

Deri më tani, për rastet në të cilat është kërkuar paraburgim ose masë kujdesi, akuzat e plota janë në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1, të cilët i refuzuan të gjitha paraburgimet. Prej në fillim do të ndahen te gjykatësit të cilët duhet t’i vlerësojnë, t’i pranojnë ose hedhin poshtë këto akuza dhe prej në fillim do të rrjedh afati prej 8 ditëve, të akuzuarit mund të dorëzojnë ankesë kundër akuzave.

Por, përpara se të dorëzohen te gjykatësit për vlerësim të akuzës, do të ketë procedurë ankimuese. PSP ka paralajmëruar ankesa në Gjykatën e Apelit, në lidhje me atë se vetëm pasaportat u janë marrë të akuzuarit, ndërkaq nuk janë zbatuar masat për paraburgim dhe ndalim të kryerjes së detyrës. Pasi të mbarojë procedura ankimuese në afat prej 48 orëve në Gjykatën e Apelit, akuzat do të munden eventualisht të gjenden te shtatë gjykatësit të krimit të thjeshtë dhe të organizuar, transmeton Portalb.mk.

Këtu hapet mundësia që gjykatësit – vlerësues, me rastin e ankesave, të gjejnë gabime eventuale ose mungesë në akuzë, dhe kështu t’ia kthejnë PSP-së për sqarim më të mirë të gjendjes. Mundet edhe të kërkohet hetim shtesë. PSP do të ketë kohë prej tre ditëve që ta dorëzojë akuzën e përmirësuar, ose të dorëzojë kërkesë për hetim shtesë.

Hetimi shtesë do të thotë frenim i hetimit dhe zvarritje e procedurës në kohë të pacaktuar.

Por, shtatë gjykatësit në të cilët kanë rënë akuzat e PSP-së, gjegjësisht Këshillat ku ata janë kryetar (për vepra të cilat janë të parapara mbi pesë vjet burg, patjetër duhet të ketë Këshilla prej tre gjykatësve), mundet që edhe t’i hedhin poshtë akuzat. Veçmas ajo është e lehtë, thonë gjykatësit, te akuzat ku dënimi është më i vogël se pesë vjet burg, për të cilin vendos vetëm një gjykatës.

Të drejtë ankese për hedhjen poshtë të akuzave PSP do të ketë, por afati deri kur Gjykata e Apelit do të duhet të vendos, në ligjin për procedurë penale nuk ka.

Fati i akuzave për personat fizik dhe  juridik është në duart e gjykatësve.

LEXO: DOSIE: Këto janë lëndët dhe personat kundër të cilëve PSP ka ngritur aktakuzë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button