Siguria në punë gjatë temperaturave të larta, ndërprehet puna e 37 subjekteve

Për shkak të temperaturave të larta Inspektorati Shtetëror i Punës pranë Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) ka realizuara 97 kontrolle gjatë vikendit për mbikqyrje të shëndetit dhe sigurisë së të punësuarve në ndërmarrje dhe institucione të caktuara.

Për këto 97 kontrolle është sjell vendim që t’u ndërprehet puna 37 subjekteve kurse të tjerëve u është dhënë detyrë për respektim të rekomandimeve, njofton Portalb.mk.

“Ministria  e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) gjatë periudhës 29 qershor dhe 1 korrik të vitit 2017 në kohën e nxehtit të madh ekipi kujdestar i Inspektoratit Shtetëror për Punë ka realizuar 97 inspekcione për të mbikëqyrur sigurinë dhe shëndetin e të punësuarve gjatë orarit të punës në territorin e Republikës së Maqedonisë. Për 37 subjekte është sjell vendim për ndërprerje të punës kurse subjekteve të tjera të ngelura u është dhënë detyrim për respektim të rekomandimeve”, njoftojnë nga MPPS-ja.

Këto kontrolle kanë përfshirë ndërmarrje të ndërtimtarisë, tekstilit, bujqësisë dhe të tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button