Geti gati t’i lëshojë bombat

Edhe pse reperë të tjerë po lansojnë albume, duket se reperi shqiptar po e pret momentin e tij.

Getoar Selimi ka njoftuar se është gati të shpërthejë. Ai ka përgatitur disa ‘bomba’ të cilat do të shpërthejnë së shpejti. Në llogarinë e tij në rrjetin social “Twitter” ka postuar një ‘bombë’ e cila paralajmëron një ‘bum’ mediatik në tregun muzikor.

Gjithashtu përveç projekteve të tij të cilat është duke i realizuar në studio, Geti pritet që shumë shpejt të publikojë bashkëpunimin e shumë pritur me Tunën.

Të gjitha këto, liderit i labelit “Babastars” është duke pritur momentin e duhur për ti lansuar në mënyrë që të marrë një vëmendje sa më të madhe.

E, kur dihet se këngët e tij janë bërë hite, padyshim që edhe kësaj radhe ai do të dijë se si t’i befasojë fansat e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button