Zgjedhjet e shpejta, handikap për mërgatë

Shumë shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mund të mbesin pa votuar në zgjedhjet e përgjithshme më 8 qershor. Jo pse ata mund të kenë probleme me dokumente apo çështje tjera, por që caktimi i afateve për regjistrim dhe votim jashtë vendit është shumë i shkurtër.Duke pasur parasysh se janë vetëm 30 ditë në dispozicion deri te dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar që t’i shkurtojë të gjitha afatet e parapara në planin operativ.

 Mërgata kosovare do të ketë në dispozicion gjashtë ditë për t’u regjistruar për votim, ndërsa pas kësaj do të jenë edhe nëntë ditë tjera kur ata duhet të gjejnë kohë për të nisur votën në Kosovës nëpërmjet postës. Në këtë rast periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës është caktuar nga data 13 deri më 19 maj, ndërsa periudha e votimit jashtë Kosovës është vendosur nga data 27 maj deri më 6 qershor.

Në KQZ e pranojnë se koha e shkurtër mund të sjellë telashe njëkohësisht edhe numër të vogël të votuesve që janë shtetas të Kosovës dhe jetojnë jashtë vendit./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button