Shqipëri, operacion antikanabis në të gjithë vendin

Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin e Shqipërisë, nga ajri, toka e deti. Policia e Shtetit ka bërë rikontrolle në sera, magazina, ish depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota. Kontroll edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

Operacioni drejtohet dhe monitorohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Çako inspekton grupet e kontrollit në grykëderdhjen e Shkumbinit, si dhe në Malësinë e Krujës.

Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, shoqëruar nga Drejtori për Departamentin e Sigurisë Altin Qato, Drejtori për Krimet Josif Shtëmbari si dhe nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë Ardi Veliu, ka takuar disa grupe kontrolli të përbërë nga punonjësit e policisë së Komisariateve të Policisë Rrogozhinë e Kavajë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button