Aksident i pazakont trafiku në Stamboll, autobusi futet në dhomën e fëmijëve
Duke thyer murin, autobusi është futur në dhomën në të cilën flinin tre fëmijë të moshës nga pesë deri në nëntë vjeç. Nuk ka të lënduar në aksident
Aksidenti ka ndodhur sot herët në mëngjes në rrethin Umraniye të Stambollit kur shoferi humbi kontrollin e autobusit dhe u përplas në shtëpinë e familjes Dolap.
Duke thyer murin, autobusi është futur në dhomën në të cilën flinin tre fëmijë të moshës nga pesë deri në nëntë vjeç.
“Gjithçka ndodhi sot herët në mëngjes, ndërsa ne po flinim. Nga gjumi na zgjoi një zhurmë dhe goditje e fuqishme. Fëmijët u tmerruan nga ajo që kishte ndodhur, por është një fat i madh që askush nuk u lëndua”, ka thënë pronari i shtëpisë dhe i babai i fëmijëve, Mehmet Dolap.
Në vendin e ngjarjes mbërritën ekipet e ambulancës dhe policisë, kurse hetimi për shkaqet e aksidentit është duke u zhvilluar.