Zajazi luan derbin, Shkupi, Vrapçishte e Drita patjetër të fitojnë

Xhiroja e 29-të, e Ligës së Dytë të Maqedonisë do të sjellë ndeshje interesante, për faktin se ende nuk është e qartë se cilat ekipe do të sigurojnë ekzistencën direkte në këtë garë, ndërsa gjithashtu edhe cilat skuadra do të jenë pjesë e balotazhit. E vetmja gjë që është e sigurt, se Sileksi dhe Teteksi janë ekipe që janë më të shpallura si anëtare të reja të Ligës së Parë.

Ekipet shqiptare pa dyshim se nëse mendojnë të jenë edhe vitin e ardhshëm në mesin e ekipeve të kategorisë së dytë, duhet të sigurojnë fitore edhe në xhiron e parafundit. 
Shkupi do të udhëtojë për në Veles ku do të takojë ekipin më të dobët të kampionatit dhe bazuar në kualitetet e ekipit, nuk duhet të diskutohet fitorja. 

“Atmosfera në ekip është në nivel të lartë sikurse para të gjitha ndeshjeve. Ndaj Borecit do të futemi me shumë seriozitet dhe nuk na intereson se kush në cilën pozitë është, pasi që ne duhet të kryejmë detyrenë tonë dhe të marrim pikët e plota. Shkojmë në Veles për të fituar, pasi që është ndeshje shumë me rëndësi, pas së cilës do të jenë shumë punë më të qarta, andaj nuk ka kalkulime, pasi që të dy ndeshjet e fundit na duhet të fitojmë dhe të mos bëjmë asnjë matematikë tjetër”, ka thënë trajneri i FC Shkupi Zekerija Ramadani. 

FC Shkupi do të jetë i kompletuar edhe për duelin ndaj Borecit, në përjashtim të Dario Desniq, i cili ka një lëndim, ndërsa kthimi i tij pritet të ndodhë të hënën, që për duelin e fundit ndaj Zajazit të jetë i gatshëm për lojë.

Drita luan derbin e javës, pasi në Bogovinë do të jetë mysafire Teteksi, ndërsa Vrapçishte udhëton për në Manastir kur do të luajë përballë 11 Oktomvri. Edhe Zajazi do të ketë një përballje shumë të vështirë, duke lujatur kundër Pobedës, e cila në ndeshjet e fundit është këndellë. 

Ndeshjet e Ligës së Dytë luhen të shtunën me fillim në orën 16:30, ndërsa takohen:  11 Oktomvri – Vrapçishte, Miravci – Novaci, Llokomotiva – Maxhari,  Skopje – Sileksi, Drita – Teteksi, Zajazi – Pobeda dhe Boreci – FC Shkupi. Ekipi i Tiverija është e lirë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button