Vendet e Eurovisionit janë të njëanshme, Shqipëria shembulli më ekstrem

Gjithnjë ka pasur dyshime, por tashmë është edhe statistikisht e provuar: Vendet e Eurovizionit janë të njëanshme. Fatmirësisht kemi të bëjmë me njëanshmëri të këndshme, jo të lig.

Dy kërkues kanë marrë të dhënat e votimit nga viti 1998-2012, të dhënat e emigracionit nga Banka Botërore, gjuhën e këngës, gjininë dhe llojin e performancës. Më pas ata kanë përllogarit arsyet që çojnë një vend drejt suksesit.

Nga këto del se këngët në anglisht marrin më shumë pikë, këngëtaret femra që performojnë vetëm gjithashtu. Ndërsa zbulimi kryesor ka të bëjë me njëanshmërinë e vendeve. Por këtu kemi të bëjmë vetëm me sjellje pozitive karshi vendeve me lidhje të forta.

Suedia është një nga vendet më neutrale, ndërsa anon pak në favor të fqinjëve Danimarkës, Norvegjisë dhe Finlandës. Shqipëria është një nga shembujt më ekstrem në drejtim të kundërt edhe pse kërkuesit ende mendojnë se nuk ka anësi negative. Gjithsesi nga kjo del se cilët vende nuk pëlqehen shumë në Shqipëri.

Nga këto të dhëna del se Shqipëria ka vlerësuar historikisht me pak pikë Armeninë, Lituaninë. Ukrainën, Izraelin, Rusinë, Bjellorusinë, Moldavinë, Çekinë, Andorën dhe Qipron. Ndërsa pozitivisht ka vlerësuar Maqedoninë,  Malin e zi, Zvicrën, Greqinë, Kroacinë, Italinë dhe Turqinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button