Në këto temperatura përvëluese Vizbegu pa ujë të pijshëm

Ndërsa në vend temperaturat kanë kaluar 40 gradë, banorët e një pjese të Vizbegut kanë mbetur pa asnjë pikë uji për pije. Të nxehtin tropikal banorët po e përballojnë me shumë vështirësi duke mbushur shishet e plastikës dhe kovat tek të afërmit e tyre.

Mungesën e ujit, banorët e rrugës “3” të Vizbegut thonë se ndjejnë tashmë 15 vjet kur me vendim të Komunës së Butelit është këputur gypi prej ku furnizoheshin me ujë këta banorë me qëllim që të lidhen me në një gyp tjetër, i cili tash rezulton se është i pamjaftueshëm për rreth 80 shtëpi të kësaj rruge, transmeton Alsat M.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button