Policia e Kosovës ndihmon Shqipërinë gjatë verës

Nga sot, e shtune, ka filluar bashkëpunimi në mes të Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë për patrullim në “Rrugën e Kombit” bazuar edhe në memorandumin e bashkëpunimit të tetë vjetëve më parë për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në republikën e Shqipërisë gjatë sezonit verore, njofton Klan Kosova.

Policia e Kosovës do të shërbejë me tri makina dhe do t’i kryejë detyrat e saja deri me 31 gusht.

Drejtori i Komunikacionit Rrugor dhe Preventiv në kuadër të policia së Kosovës, Jeton Rexhepi, ka thënë se edhe këtë vit Kosova e mbështet policinë e Shqipërisë në mbikëqyrjen e trafikut rrugor sikur shtatë vjetët e kaluara.

Ky patrullim ka pasur sukses në secilin vit, andaj po shihet e nevojshme të vazhdohet kjo lloj marrëveshje.

Ndërsa shefi i Sigurisë Rrugore nga Policia e Shqipërisë, Skënder Ismaili, tha se nga ky bashkëpunim është zvogëluar edhe numri i aksidenteve.

Ai ka thanë se “do të jemi më tolerant ndaj pushuesve dhe shpresoj se do të kemi sukses edhe këtë vit sikur viteve të tjera”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button