Temperaturat e larta, inspektorët në punë edhe gjatë fundjavës

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) i përkujton punëdhënësit në obligimin e tyre për respektimin e rekomandimeve për mbrojtje të punëtorëve, në ditët me kushte jo të volitshme për punë, respektivisht valës së ngrohtë, e cila e kaploi vendin.

Punëdhënësve u rekomandohet ta riorganizojnë orarin e punës në drejtim të evitimit të aktiviteteve në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17.

MPPS informon se Inspektorati shtetëror i punës, gjatë fundjavës punon me ekipe kujdestare prej 30 inspektorëve. Shkeljet e rekomandimeve mund të paraqiten në numrin e telefonit 075 402 856, ndërsa person për kontakt është Sllagjana Andonovska.

Ministria pëkujton se në pajtim me Planin aksional për parandalim të pasojave nga valët e ngrohta mbi popullatën në Republikën e Maqedonisë, e me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të njerëzve, rekomandohet që nga obligimet e punës të lirohen gratë shtatzëna dhe të sëmurët kronikë të moshës mbi 60 vjeç

Ministria e Shëndetësisë, rekomandon që të mos mbahen aktivitete sportive në të hapur në periudhën nga ora 11 deri në orën 17, e posaçërisht, siç thuhet në kumtesën nga MPPS-ja, rekomandohet që institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet për fëmijë) të mos i nxjerrin fëmijët në të hapur dhe të mos praktikojnë aktivitete fizike në të njëjtën periudhë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button