Nga sot rryma me çmim më të ulët

Komisioni Rregullator për Energjetikë nga sot ka ulur çmimin e rrymës elektrike, njofton Portalb.mk.

Mësohet se çmimi i ri do të ulet për 0.25%, edhe pse Komisioni Rregullator për Energjetikë ende nuk zbardhë se sa do të kushtojë një kilovat orë rrymë elektrike për amvisëri.

Vitin e kaluar rryma është liruar për 0.25%, ndërkaq më parë për 0.33%.

Ulja e rrymës elektrike për 0.25% është mjaft e vogël, praktikisht, nëse tani e paguani faturën 1000 denarë, me çmimin e ri do të duhet ta paguani 997.5 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button