D.j. Dalool bashkon Genta Ismajlin dhe Ardian Bujupin

Nuk është bashkëpunimi i parë i këngëtares Genta Ismajli me Dj. e njohur Dalool. Ata kohë më parë kanë ardhur edhe me këngën ”Guximi”, e cila u prit shumë mirë nga publiku.

E si duket ai sukses i ka bërë edhe një herë artistët të bashkohen, e të sjellin për publikun e vet hitin e radhës. Me muzikë të Dj. Dalool dhe tekst e interpretim të Genta Ismajlit dhe Ardian Bujupit, së shpejti vjen në treg kënga më e re ‘Feel’. Kështu të paktën ka treguar Dj. Dalool për gazetën Tribuna.

“E kemi një këngë të re incizimin e të cilës e kemi përfunduar para dy javësh. Kënga titullohet ‘Feel’. Është një këngë ritmike, verore, ‘dance’ të cilën e kam punuar unë. Ndërsa kam pasur dëshirë që këtë këngë ta interpretojnë Genta Ismajli dhe Adrian Bujupi”, ka thënë Dalool në fillim të bisedës./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button