13 shenja që tregojnë se në lidhjen tuaj ekzistojnë probleme

Të gjithë e dëshirojmë stabilitetin në këtë botë të paparashikuar. Lidhja gjithmonë ndryshon në mënyrat të cilat nuk mundemi gjithmonë t’i parashikojmë. Madje edhe personat më të fortë nuk janë imunë ndaj këtyre goditjeve.

1. Fshehtësitë në marrëdhëniet midis çifteve janë si kanceri. Gërryejnë besimin dhe afërsinë, andaj edhe krijojnë hendek midis tyre.

2. Tradhtia mund ta shkatërrojë edhe marrëdhënien më të mirë. Madje edhe në ato lidhje ku partnerët kanë arritur ta përballojnë tradhtinë, mbeten vraga të pashërueshme, transmeton Telegrafi. Tradhtia emocionale mund të jetë njësoj e dëmshme si edhe ajo fizike.

3. Mungesa e balancës me rastin e marrjes së vendimeve është shenjë e mungesës së bashkëpunimit dhe besimit reciprok.

4. Ndjenja e përgjithshme që jeni superior në marrëdhëniet ndaj partnerit është recetë e pakënaqësisë për të dy palët.

5. Mosmarrja e partnerit në tubimet afariste dhe shoqërore mund të jetë shenjë turpi, që është i padëshirueshëm në ato ambiente.

6. Pakënaqësia në ndarjen e suksesit të partnerit apo të arritjeve reflekton ekzistimin e ndjenjës së konkurrencës dhe të mungesës së pranimit që me partnerin jeni në të njëjtin ekip.

7. Qasja superiore ndaj partnerit helmon lumturinë e çiftit.

8. Ndjenja që në marrëdhënie me partnerin jeni të ngufatur apo të robëruar pamundëson intimitetin.

9. Xhelozia afatgjatë është burim i shqetësimit i cili i izolon partnerët.

10. Konfliktet shkatërruese apo qëllimkëqija nxisin partnerët të kenë marrëdhënie të ftohura dhe janë pengesë për intimitet.

11. Ndjenjat kritike apo zhgënjimet në partnerin humbin respektimin dhe dashurinë reciproke.

12. Mosplotësimi i nevojave themelore dhe i dëshirave krijon vakuum dhe ngufat marrëdhëniet.

13. Besimi i rrënuar dhe paaftësia që t’i besoni partnerit i bën marrëdhëniet shumë të vështira.

Nëse janë të pranishme këto rreziqe në lidhjen tuaj, atëherë është shenjë që marrëdhënia juaj është nisur në drejtim të gabuar. Mënyra më e mirë që t’i identifikoni dhe të merrni përgjegjësinë për gabimet tuaja është që t’i bisedoni bashkërisht problemet dhe marrëdhëniet t’i orientoni në drejtimin pozitiv. /Telegrafi/

Lajme të ngjashme

Back to top button