Shekerinska: Presim mbështetje për anëtarësim në NATO

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë Radmilla Shekerinska sonte në Bruksel, në selinë e Aleancës së NATO-s, do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik, kushtuar misionit “Mbështetje vendimtare”.

Gjatë ditës së sotme, siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, Shekerinska do të realizojë disa takime dypalëshe me ministra të mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës dhe vendeve partnere.

Në prag të takimit të djeshëm, ministrja Shekerinska theksoi se qëllimi i vizitës është që Maqedonia ta shprehë mbështetjen e vet ndaj misionit “Mbështetje vendimtare”, por njëherit të theksohet pritja se vendi mund të konsiderojë në anëtarësim të ardhshëm në NATO.

Lidhur me reformat e vendit, ministrja ka potencuar se Maqedonia do të jetë jashtëzakonisht e përkushtuar në proceset reformuese në fushat ku është theksuar regres.

Paraprakisht sot Shekerinska është takuar me ministrat e mbrojtjes të Kroacisë, Damir Kërstiqeviq dhe të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, si dhe me drejtorin e planifikim mbrojtës në NATO, Pol Severo, kumtoi Ministria e Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button