Ministri Sugareski u takua me ambasadorin italian Romeo

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski realizoi takim me ambasadorin italian Karlo Romeo, me të cilin mes tjerash bisedoi për Samitin vijues të Ballkanit perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit që do të mbahet më 12 korrik në Trieste.

Në Samit do të nënshkruhet marrëveshje për bashkësi transportuese midis vendeve të Ballkanit Perëndimor (Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bosnjë e Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi) nga njëra anë dhe Bashkimi Evropian nga ana tjetër.

Ministri Sugareski e informoi ambasadorin italian edhe për reformat që do të zbatohen në periudhën e ardhshme në drejtim të rritjes së zhvillimit ekonomik në Maqedoni, si dhe për projektet që realizohen në pjesën e infrastrukturës.

Sugareski shprehu falënderim për mbështetjen  e deritanishme që Italia ia jep Republikës së Maqedonisë dhe shprehu bindje se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në nivel më të lartë.

“Italia është partner shumëvjeçar i Republikës së Maqedonisë. Shpreh falënderim për marrëdhënien e tillë miqësore dhe shpresoj se bashkëpunimi i këtillë do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme”, tha Sugareski.

Dy bashkëbiseduesit, njoftoi Ministria dikasteriale, kanë këmbyer mendime edhe rreth gjendjeve aktuale në të dy vendet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button