Rritet pjesa e ndarë e buxhetit për Mbretëreshën Elizabeta e Dytë

Mbretëria e Bashkuar njofton se pjesa e ndarë e buxhetit vjetor për mbretëreshën Elizabeta e Dytë është rritur për 8 për qind, rarpoton Anadolu Agency (AA).

Qeveria britanike njofton se ka rritur buxhetin e ndarë për shpenzimet e Mbretëreshës Elizabeta e Dytë për periudhën 2018-2019 në 82.2 milionë paund britanik.

Përgjegjësi i çështjeve financiare të Mbretëreshës, Alan Reid tha se Mbretëresha Elizabeta e Dytë në përputhje me buxhetin e ndarë për të po e përfaqëson më së miri Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas të dhënave vizitat zyrtare të Mbretëreshës Elizabeta dhe familjes mbretërore gjatë periudhës 2016-2017 kanë kushtuar 4.5 milionë paund.

Vitin e kaluar vizitat e princit Charles dhe të bashkëshortes së tij Camilla me avionin zyrtar “Cam Force One” për në Itali, Rumani dhe Austri kanë kushtuar gjithsej 154 mijë paund.

Ndërkaq, të ardhurat e mbretërisë nga qeraja e të gjitha aseteve mbretërore për periudhën 2016-2017 ishin rritur për 24.7 milionë paund, duke e arritur vlerën totale në 328.8 milionë paund.

Më parë ishte bërë e ditur se për rinovimin e vendbanimit të Mbretëreshës Elizabeta e Dytë, pra Pallatit Buckingham ishte ndarë një buxhet prej 369 milionë paundësh dhe që ky buxhet është harxhuar për ngrohjen, freskimin dhe modernizimin e infrastrukturës elektrike të pallatit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button