E patëm ‘zogun’, tani edhe ‘macen’

Ky është emri me të cilin ka filluar të identifikohet këngëtarja atraktive, Dhurata Ahmetaj. Sigurisht një praktikë e tillë na kujtohet nga këngëtarja e shumë diskutuar, Tuna, e cila mori epitetin si “Zogu”, nga hiti ‘Fenix’, ku këngëtarja prekë pjesët intime.

Por, tani si duket Dhurata ka vendosur të sfidojë Tunën, pasi në videokëngën e fundit që ajo ka lansuar, shfaqet “lakuriq”. Gjoksi i saj u emërua si ‘mace’ nga fansat, dhe një gjë e tillë duket se i pëlqeu këngëtares, e cila e vazhdoi këtë diskutimin, duke u kthyer komentet fansat, me klithmën ‘mjau, mjau’.

Gjithashtu ajo ka postuar edhe një foto të maces në llogarinë e saj në rrjetin social “Instagram”, ndërsa së fundit për mediat shqiptare ajo kishte thënë se ‘Maca’ do të mbahet më shumë në mend se “Zogu”. Epo, tash ne kemi një dilemë, ta thërrasim thjeshtë Dhurata apo ‘Maca’.

Lajme të ngjashme

Back to top button