Sjefullahu i pesti në Evropë për kadet

Mundësi i reprezentacionit të Maqedonisë dhe një herit anëtar i KM Liria, Elmedin Sejfullahu nuk pati fat në Kampionatin Evropian në Mundje, që u mbajt në Samokov të Bullgarisë. 

Pas raundit të parë, në të cilin Sejfullahu ishte i lirë, në 1/8 e finales në kategorinë deri në 46 kilogram, u takua me njërin prej favoritëve, Elvin Namazovin nga Azerbajxhani, nga i cili humbi pas një lufte të madhe, me rezultatin 8-6 në pikë. 

Pas kësaj, Namazov u plasua deri në finalen e madhe, ku u mposht nga rusi Ismaill Gaxhiev, ndërsa Elmedinit i mundësoi të paraqitet në repasazh. 

Në takimin e parë, Sejfullahu me rezultat bindës, 5-0, eliminoi hungarezin Marton Nemeth, që më pas, në luftën për të mbrojtur të bronztën e fituar vitin e kaluar në Mal të Zi, dështoi kundër turkut Xhabbar Dujom, i cili ishte më i qetë në momentet vendimtare. 

Me këtë humbje, Sejfullau u ndal ne pozitën e pestë. Nga ana tjetër, në kategorinë deri në 54 kilogram, dështoi mundësi tjetër i klubit të Lirisë, Sami Rexhepi, i cili u mposhtë nga bjellorusi Paulichenka. 

Mundësi i tretë dhe i fundit i Lirisë në këtë evropian, Shaip Brava, në kategorinë deri në 42 kilogram, u eliminua në 1/8 e finales nga rusi Mukhidin, i cili u shpall edhe kampion evropian. Pas kësaj, Brava dështoi edhe në repasazh, duke u mposhtur nga turku Xhihan Urhan. Vendin e pestw nw kategorinë deri nw 69kg, e zuri edhe mundësi tjetër nga Maqedonia, Gjorgji Jovanov. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button