Zaev sot në gjykatë për rastin “Ryshfet”

Seanca e re e gjykimit për rastin “Ryshfet” në të cilin lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev pretendohet se si kryetar komune i Strumicës ka kërkuar ryshfet për privatizimin e tokës shtetërore, është caktuar për sot në Gjykatën Penale të Shkupit, njofton Portalb.mk.

Në seancën e fundit mbrojtja e Zoran Zaevit ka kërkuar kopje të dëshmive nga lënda.

Gjykatësja Dijana Gruevska Ilieska e detyroi Prokurorinë që t’i dorëzojë dëshmitë me qëllim që avokatët të mund të përgatisin mbrojtje që ta paraqesin akuzën prokuroriale dhe fjalimet hyrëse të Zoran Zaevit dhe avokatëve.

Ndryshe, Zaev sipas akuzës ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet.

Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar.

Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button