DAP: Të jepen llogari fiskale

Subjektet të cilat ushtrojnë qarkullim të mallrave dhe shërbimeve për të cilat pagesa bëhet me para të gatshme, janë të obliguar t’u japin llogari fiskale konsumatorëve në pajtim me Ligjin për regjistrim të qarkullimit me para të gatshme, njoftoi Drejtoria e të Ardhurave Publike.

Sipas analizave fillestare nga on line sistemi për ndjekjen e qarkullimit me para të gatshme, një numër i madh firmash, posaçërisht në hoteleri, nuk e regjistrojnë qarkullimin në tërësi, ndërsa në adresë të DAP-it vazhdimisht arrijnë edhe denoncime për dhënie të llogarive të cilat nuk janë fiskale.

“Theksojmë se përdorimi i pajisjeve nga prodhues të paautorizuar të cilët nuk i kanë funksionalitete dhe karakteristikat e sistemit fiskal të pajisjeve (aparaturë fiskale dhe sistem i integruar automatik për menaxhim – GPRS) është në kundërshtim dhe i ndëshkuar me Ligj”, nënvizon DAP.

Drejtoria paralajmëron vëzhgim të përforcuar të qarkullimit me para të gatshme dhe prezencën në terren në pjesën e fiskalizimit për ç’arsye apelon tatimpaguesit t’i përmbushin obligimet ligjore me qëllim t’u shmangen dënimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button