Shtajnaker: Situata në Maqedoni është komplekse

Sot Komunën e Strugës e vizitoi , Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë, zGurdun Shtajnaker. Ambasadoren e priti vetë Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Qëllimi i vizitës ishte disa planesh . Disa muaj më parë Ambasada Gjermane në Shkup financoi një projekt në ndihmë të përmirësimit të kushteve në çerdhen e qytetit ” Dielli”. Përveç , kësaj u bisedua edhe për bashkëpunime të mëtutjeshme në këtë drejtim, si edhe në atë të turizmit.

E pyetur për refuzimin e mandateve nga an e LSDM, Shtajnaker, tha se situate në Maqedoni është e komplikuar  dhe kërkon më shumë përgjegjësi nga të gjithë politikanët dhe nga të gjitha partitë. “Mendoj se edhe Gjermani është e interesuar që të ndihmojë që të gjindet një zgjidhje më e mirë për ët gjithë. Asgjë nuk është e nevojshme vetëm më shumë përgjegjësi”, tha ambasadorja Shtajnaker.

Kryetari në prononcim për gazetarët , pas takimit u shpreh: ” isha i nderuar të pres Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Gurdun Shtajnaker. Shfrytëzoj rastin ta falënderoj edhe njëherë në emër të të gjithë qytetarëve të Komunës së Strugës, për donacionin e kryer, me c ‘rast u siguruan krevate të rinj dhe mjete të tjera. Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtet mik për të gjithë struganët.

Nga ana tjetër , ambasadorja gjermane , u shpreh mjaft e lumtur që gjendej në Strugë. Diplomatja , ndër të tjera tha : ” Jam shumë e lumtur që gjendem sot këtu në Strugë. Unë kam qenë dhe më herët këtu, privatisht dhe zyrtarisht dhe gjithmonë ndjehem shumë mirë. Më vjen shumë mirë që tani do të vizitojmë së bashku çerdhen e fëmijëve. Herën e kaluar mora pjesë së bashku me 3 kryetarët e komunave përreth liqenit, në shëtitjen me biçikleta, dhe do të doja ta përjetoja sërish këtë , me qëllim rritjen e vëmendjes për këtë zonë në fushën e turizmit”.

Lajme të ngjashme

Back to top button