Fule i takon kryetarët e komunave veriore

Komesari për Zgjerim i BE-së, Stefan Fule e ka filluar sot në ora 13.30 në Mitrovicë takimin me kryetarët e komunave veriore të Kosovës.

Sipas mediave serbe, në këtë takim po bisedohet për vazhdimin e dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe shfrytëzimin efikas të fondeve të BE-së për zhvillimin ekonomik dhe social të veriut të Kosovës.

Fule, sipas Tanjugut, në takim ka arritur pak para orës 13.30, kurse para tij në shtëpinë e BE-së në veri të Mitrovicës kanë hyrë kryetarët e veriut të Mitrovicës, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Në takim është edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe anëtari i ekipit përgatitor për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Ljubomir Mariq, transmeton indeksonline.

Më herët gjatë ditës, Fule ka takuar në Prishtinë krerët e shtetit të Kosovës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button