Banorja më e vjetër e Ballkanit, një shqiptare nga Luboteni

Me moshë 112 vjeçare, shqiptarja Halide Mehmeti nga fshati Luboten i Shkupit është banorja më e moshuar në Maqedoni, mendohet dhe në Ballkan. Ajo të dielën ka festuar ditëlindjen e 112-të, kurse mendon se ende është në “moshë 80 vjeçare”. Halide ka lindur në vitin 1902 në Luboten. Ka dal në pension në moshën 79 vjeçare. Është nënë e 6 fëmijëve, 17 nipave dhe mbesave, 19 stërnipave dhe stërmbesave.

Ajo thotë se nuk e di recetën për jetëgjatësi, por thotë se nuk e tepron me ushqimin, sepse ka pasur edhe momente në jetë kur nuk ka ngrënë me ditë të tëra dhe prapë ka mbijetuar. Ushqimi të cilin e konsumon rregullisht çdo mëngjes tani është kosi me sheqer. Jetëgjatësinë si duket e kanë në gen familjar, sepse edhe familjarët e saj kanë jetuar gjatë, citon tg.

“Motra e saj ka jetuar mbi 100 vite, kurse vëllai i saj në Turqi ka jetuar 110 vite”-kanë thënë familjarët e saj. Një televizion turk i ka kushtuar dokumentar të tërë Halides, sepse në moshën 108 vjeçare ka qenë në haxh. Edhe pse në këtë moshë, ajo në Mekë ka udhëtuar 6-7 ditë me autobus, duke kaluar pa problem 5.000 kilometra.

Lajme të ngjashme

Back to top button