Biznesmenët nga Maqedonia dhe Greqia kërkojnë linjë ajrore Shkup – Athinë

Vendosje e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Shkup – Athinë, për intensifikimin e marrëdhënieve afariste mes Maqedonisë dhe Greqisë, kërkojnë sipërmarrësit e dy vendeve. Ata zotohen edhe për pjesëmarrje të përbashkët në tregjet e treta, si dhe për realizim të përbashkët të projekteve nga fondet e BE-së.

Siç u tha sot në konferencë për media të Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), bashkëpunimi mes kompanive të Maqedonisë dhe Greqisë tani për tani është i shkëlqyer dhe pa asnjë problem, ndërsa potencial më të madh për avancim ka në ndërtimtari, agrobiznes, përpunimin e pemëve dhe perimeve….

“Si vende fqinje, potencialet për bashkëpunim janë të mëdha. Tashmë kemi vendosur marrëdhënie të mira ekonomike me potencial të madh për mbindërtim. Greqia është një prej pesë partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë me investime më të mëdha në bankieri, industrinë e naftës, tregtisë dhe tekstilit”, tha kryetari i Odës Industriale të Maqedonisë pranë LOE, Sotir Ampov.

Vitin e kaluar, shtoi është realizuar këmbim tregtar prej 598 milionë euro, prej të cilave 148 milionë eksport dhe 450 milionë import. Maqedonia tani për tani më shumë eksporton kultura bujqësore në Greqi.

Në konferencën për media, drejtori ekzekutiv i LOE Aleksandar Zarkov njoftoi se me ftesë të ministrive greke për Zhvillim Rural dhe Ushqim dhe për Politikë Digjitale, Telekomunikacione dhe Media, ka marrë pjesë në tryezën e parë të rrumbullakët për program integrues dhe nismë ndër- rajonale për zhvillim të qëndrueshëm të Ballkanit që u mbajt në Kozhan, Greqi, ku theks i posaçëm është vendosur pikërisht në sektorin e agrobiznesit dhe implementimin e teknologjive më moderne digjitale në bujqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button