Dimitrov: Të ndërpritet praktika që politikanët të dërgohen për ambasadorë

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov, i cili po e shoqëron kryeministrin Zoran Zaev në Sofje, sot deklaroi se do të ndërpritet procedura për dërgimin e Aleksandar Nikolloskit në pozitën e ambasadorit në selinë e BE-së në Bruksel.

“Procedura do të ndërpritet. Parimisht, procedura është ndaluar, ky më shumë është folklor politik ose folklor politik partiak”, tha Dimitrov duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me mosmarrëveshjeve të brendshme midis pushtetit dhe opozitës në Komisionin kuvendor për politikë të jashtme rreth emërimit të Nikolloskit.

Dimitrov, lajmëroi se raportuesi i MIA-s nga Sofja, thekson se për rastin me Nikollovskin nuk ka bazë për debat të mëtutjeshëm. Thotë se po të ishte në vendin e tij, do ta tërhiqte dhe nuk do ta mbante këtë çështje të hapur.

“Kë do ta prezantojë nëse për momentin është sekretar për bashkëpunim ndërkombëtar i partisë politike. Do ta prezantojë partinë politike ose Republikën e Maqedonisë, veçanërisht në qendrën e madhe që është një prej interesave strategjike të BE-së”, vëren Dimitrov.

Sipas tij, duhet të ndalojë praktika që për ambasadorë të dërgohen politikanë.

“Mendoj se në Maqedoni do të duhet të ndalojmë të dërgojmë ambasadorë politikan ose të fillojë me procedurë për dërgimin e njeriut për ambasador, i cili është politikan para mbajtjes së zgjedhjeve, sepse logjika e dërgimit të dikujt të cilin e keni të afërm politik, veçanërisht në qendër të madhe, është që të punojë me ju derisa të jeni në pushtet. Ne kemi bërë disa herë gabime të tilla dhe mendoj se duhet të dakordohemi si shoqëri dhe sistem politik këtë të mos e bëjmë më”, deklaroi Dimitrov.

E theksoi shembullin në SHBA ku sipas automatizmit menjëherë pasi ka president të ri, të gjithë ambasadorët të cilët janë në pozita politike, kovertojnë dorëheqje. Në Australi, megjithatë, shtoi Dimitrov, nga 101 ambasadorë vetëm tre janë politikanë, ndërsa në Bullgari diku 20 për qind.

“Mendoj se edhe rreth kësaj duhet të kemi marrëveshje politike se në cilën masë dhe ndoshta në cilat vende do ta mbajmë traditën e dërgimit të ambasadorëve politikanë dhe ku pak do ta rrisim dhe potencojmë profesionalizmin”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button