Linja hekurudhore Sofje -Shkup prioritet për Bullgarinë dhe Maqedoninë

Ndërtimi i linjës hekurudhore nga Sofja deri në Shkup është prioritet, vlerësuan ministri i Bullgarisë i Transportit dhe Teknologjisë Informative Ivajllo Moskovski dhe kolegu i tij nga Maqedonia, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski në takim në Sofje, njofton Portalb.mk.

Lidhja hekurudhore, është bazë për lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave, ndërsa për realizimin e projektit janë të nevojshëm mjete për ndërtimin e vijës hekurudhore në anën e Maqedonisë, për modernizimin e hekurudhës nga Sofja deri Gjushevë, si dhe për ndërtimin e 2.5 kilometrave nga Gjusheva deri te kufiri i Maqedonisë.

Moskovski porositi se pret garancinë nga ana e Maqedonisë për ndërtimin e vijës nga Beljakovcë deri te kufiri me Bullgarinë dhe shtoi se tashmë janë siguruar fonde për modernizimin e vijës hekurudhore Sofje- Pernik – Radomir- Gjushevë. Të dy ministrat janë pajtuar se me buxhetin e të dy shteteve vështirë se mund të realizohet ky projekt dhe shtuan se është e nevojshme të kërkojnë investitor të huaj.

Ministri Sugareski informoi për avancimin e projektit për ndërtimin e hekurudhës nga Kriva Pallanka deri te kufiri me Bullgarinë duhet të realizohet në afërsi të linjës kufitare mes vendeve dhe për të cilat është e nevojshme ndërtimi i tunelit ndërkufitar “Deve Bair”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button