Sërish në Vlorë, shpërthen me eksploziv automjetin

Vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Fation Sinani, në shtëpinë e vet, në lagjen “Partizani”, një tjetër ngjarje është regjistruar në qytetin e Vlorës, njofton top-channel.

Një autoveturë, tip Ford, me targë AA 987 KP, ka shpërthyer, pasi i është vendosur lëndë plasëse.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ndërsa nga shpërthimi ka pasur vetëm dëmtime fizike të mjetit.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit të vendosjes së lëndës plasëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button