Takim Zaev-Radev: Ekzistojnë mundësi të hapura për progres të Maqedonisë dhe rajonit

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot pasdite u takua me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Zaev, kumtoi shërbimi qeveritar për media, pranoi urime nga presidenti bullgar Radev për marrjen e detyrës kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Presidenti i Bullgarisë Radev, siç theksohet, në Qeverinë e re reformuese të Maqedonisë sheh mundësi për  thellimin e bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa ka shprehur edhe mbështetje të aspiratave euro-integruese të Maqedonisë.

“Qeveria e Maqedonisë është fuqishëm e përcaktuar që përmes proceseve të nevojshme reformuese dhe zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore të sigurohet rruga e Republikës së Maqedonisë drejtë qëllimeve strategjike, BE-së dhe NATO-s. Republika e Maqedonisë dhe Republika e Bullgarisë ndajnë vizion të njëjtë për rajonin, integrimin në strukturat evropiane dhe euroatlantike dhe jam i lumtur që ekziston vetëdije dhe përgjegjësi prej të dy palët për të arritur progres. Në këtë drejtim pres mbështetje nga fqinji ynë Bullgaria për perspektivat evropiane të Maqedonisë, pas ndërmarrjes së presidencës së BE-së, nga ana e Republikës së Bullgarisë në janar të vitit 2018”, ka thënë kryeministri Zaev.

Radev pas kryeministrit Borisov, e ka konfirmuar mbështetjen nga Bullgaria për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe NATO.

Zaev dhe Radev janë dakorduar që përmes respektit të ndërsjellë të sinqertë dhe real dhe besimit edhe politikat e pjekura të transparencës së ndërsjellë hapet rrugë për bashkëpunim në nivel politik, por edhe në sfera të tjera të rëndësishme për qytetarët e të dy vendeve, që në mënyrë shtesë do t’i afrojë dhe zhvillojë marrëdhëniet e mira fqinjësore.

Kryeministri Zaev ka kumtuar se Republika e Maqedonisë ka interes për hapjen e vendkalimeve të reja kufitare, me të cilat do të lehtësohen komunikimet mes njerëzve. Janë theksuar mundësitë në lidhjen infrastrukturore, në sferën e këmbimit tregtar, në sferën e kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button