Bekteshi-Timonier: Ekziston vullnet dhe potencial për investim nga kompani të interesuara franceze

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot priti në një takim njoftues Kristijan Timonier, ambasador i Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë.

Ministri Bekteshi, thuhet në kumtesë, vlerësoi se bashkëpunimi ekonomik mes Maqedonisë dhe Francës është shumë të suksesshëm, ndërsa mbështetjen që Franca i jep vendt tonë shumë domethënës për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike.

“Bekteshi dhe Timonier vlerësuan se ekziston vullnet dhe potencial në dy vendet që bashkëpunimi mes dy vendeve të zgjerohet në shumë fusha, mes tjerash edhe në fushën e investimeve nga kompani të interesuara franceze, angazhimin e tyre në ndërtimin e objekteve kapitale, në sferën e energjetikës, si dhe rritjen e numrit të turistëve nga Franca në vendin tonë, dhe anasjelltas. Bekteshi falënderoi amabasadorin Timonier për mbështetjen që Republika e Francës në mënyrë të vazhdueshme e jep për Republikën e Maqedonisë, dhe në veçanti për Ministrinë e Ekonomisë, duke shtuar se Maqedonia është pjesë e Evropës, por edhe më tej ka nevojë për mbështetjen e Francës për t’u anëtarësuar në BE dhe NATO”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button