Prokuroria paralajmëron se do të thirren edhe persona tjerë për dhunën në Kuvend

Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit e informon opinionin në lidhje me lëndën parahetimore për ngjarjet në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill, ka filluar që t’i ftojë qytetarët për shkak të mbledhjes së dëshmive të nevojshme ,njofton Portalb.mk.

“Në ditët në vijim ekipi i prokurorëve do të veprojë në këtë lëndë dhe në kontinuitet do të ftojë persona për shkak të mbledhjes së dëshmive të nevojshme, ndërkaq do të ndërmerren edhe veprime tjera për mbledhjen e dëshmive të shkruara, provave dhe studimin e tyre”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë sqarojnë se lënda ende është në procedurë parahetimore dhe ende po mblidhen dëshmi për ngjarjen e Kuvendit, në të cilën po hetohet nëse janë kryer vepra penale dhe kush janë kryerësit e të njëjtave.

“Personat që janë ftuar dhe do të ftohen në këtë fazë të procedurës, thirren sipas rregullave ligjore për thirrje dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve. Do të ftohen të gjithë personat, pa marrë parasysh statusit të tyre personal apo shoqëror”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button