Zaev-Fini: Mbështetje nga Australia për reformat demokratike të Qeverisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev sot pasdite u takua me ambasadoren e Australisë në Maqedoni, Julija Fini, me ç’rast bashkarisht kanë konstatuar marrëdhëniet miqësore mes Maqedonisë dhe Australisë dhe kanë shprehur pëlqimin se me vullnet politik nga të dy anët ka edhe nevojë edhe hapësirë për avancimin e tyre.

Siç informoi shërbimi qeveritar për media, në takim ambasadorja Fini kryeministrit Zaev ia ka përcjellë urimin nga kryeministri Malkom Turnbul për marrjen e detyrës kryetar i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.

“Ambasadorja australiane vlerësoi se fundi i krizës politike dhe përcaktimi i Qeverisë së re ndaj reformave e hapin rrugën e shtetit ndaj BE-së dhe NATO-s. Ambasadorja Fini njoftoi se Australia e mbështet Maqedoninë në integrimet euroatlantike”, qëndron në kumtesë.

Kryeministri Zaev, shtohet, ka shprehur falënderim deri te miku i madh dhe i rëndësishëm për Maqedoninë, siç është Australia.

“Qeveria është e orientuar drejt agjendës së fuqishme reformuese. Do të na nevojitet tërë ndihma dhe mbështetja edhe nga Australia, e cila ka përvojë në proceset demokratike. Ia zgjasim dorën edhe diasporës nga Maqedonia në Australi që të kyçet në proceset reformuese të rëndësishme për Maqedoninë”, tha kryetari i Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button