Interesim rekord për Hitlerin në Gjermani

Gjermanët sot janë shumë më të interesuar për Adolf Hitlerin sesa në çfarëdo kohe që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, ka treguar një studim i ri, sipas The Daily Telegraph.

Agjencia për monitorimin e mediave gjermane ka zbuluar se dokumentarët për ish-diktatorin transmetohen dy herë në ditë në kanalet televizive në Gjermani, dhe se librat dhe filmat për udhëheqësin nazist po prodhohen në shifra rekorde. Agjencia ka thënë se në televizionet e vendit gjatë katër muajve të parë të 2013-s janë transmetuar 242 programe që e trajtonin veçanërisht Hitlerin, dhe 500 filma dhe dokumentarë të tjerë që trajtonin kohën e nazizmit në përgjithësi.

Nja 2.000 libra për Hitlerin janë publikuar në Gjermani vitin e kaluar. Dokumentarët kishin tituj që përfshinin “Armët e jashtëzakonshme të Hitlerit”, “Hitleri dhe Shtiza e Shenjtë”, “Lufta e Hitlerit” dhe “Blitzkrieg-u i Hitlerit”. Një film tjetër ka trajtuar vendimin e Hitlerit për t’i ndaluar karnavalet tradicionale katolike në vend. Kanali publik televiziv ZDF Info ka transmetuar 109 dokumentare për Hitlerin vetëm këtë vit, ka bërë të ditur agjencia për monitorimin e mediave.

Robert Bachem, drejtor i saj, ka thënë se “meqë historia është një nga fushat e cila na intereson më së shumti, nuk është e habitshme që transmetohen shumë programe për nacionalsocializmin”.

Lajme të ngjashme

Back to top button