Libia me kryeministër të ri

Kongresi Kombëtar i Libisë ka konfirmuar kryeministrin e ri të vendit, Ahmad Maitiq, pavarësisht braktisjes së seancës nga ligjvënësit sekularë dhe votimit të kontestueshëm.

Maitiq, 42 vjeçar, është betuar para parlamentit të Libisë, pas votimit të së dielës.

Por nënkryetari i parlamentit të Libisë, Ezzedine al-Awami ka thënë se votimi është i paligjshëm.

Awami thotë se vetëm 113 ligjvënës i kanë thënë po Maitiqit derisa nevojiteshin 120 vota.

Por, ligjvënësit kanë thënë se Maitiq ka marrë 121 vota duke sfiduar kundërkandidatin që kishte.

Maitiq është kryeministri më i ri i Libisë, dhe do të jetë njëriu i pestë në këtë post, që nga përmbysja e Muamar Gadafit në vitin 2011.

Lajme të ngjashme

Back to top button