Gjiri i Lalzit përfshihet nga flakët, digjen disa makina (Video)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të diele zonën e Gjirit të Lalzit.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije për “DurrësLajm”, se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre e ferra. Sipas të njëjtave burime, nga zjarri kanë mbetur të djegura gjithashtu edhe 4 automjete. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe bënë neutralizimin e flakëve. Ndërkohë nuk dihet ende se cilat janë shkaqet e rënies së zjarrit./Panorama/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button