(FOTO) Pesë të vdekur në aksidentin në afërsi të Manastirit

Pesë të vdekur është bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë në aksin rrugor Manastir – Prilep në lindje të vendit.

Sipas policisë aksidenti ndodhi në orën 21.30 si pasojë e përplasjes së dy makinave, ku jetën e humbën pesë udhëtarët e tyre, ndërsa dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Manastirit.

Aksidenti ndodhi në afërsi të vendbanimit Loznani, kur janë përplasur dy makina, njëra nga Krusheva dhe tjetra nga Shkupi.

Në vendin e ngjarjes më pas ka mbërritur edhe ekipet e ndihmës së shpejtë dhe gjykatësi hetues për të kryer ekspertizën mbi aksidentin.

Për shkak të aksidentit të rëndë, ky aks rrugor mbrëmë u mbyll për komunikacion për më shumë se pesë orë.

SPB në Manastir për sot bëri të ditur se do të jap hollësi mbi aksidentin.

Lajme të ngjashme

Back to top button