Nuk është kërkuar dorëheqja e Zoran Zaevit

Anëtarët e Këshillit iniciativë të dikurshëm, në emër të të cilëve Naum Burevski kërkoi dorëheqjen e kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kanë mohuar se ekziston një Këshill i tillë iniciativë dhe nuk është ngritur kurrfarë iniciative për dorëheqjen e Zevit.

“Qëndrimi i Naum Burevskit është personal dhe nuk është përkrahur nga askush. Qëndrimet e tij personale janë të dëmshme për partinë”, thuhet në reagimin e  anëtarëve të “Këshillit iniciativë”, të cilët deklarojnë se ky Këshill nuk ekziston më.

Me tej në deklaratën e tyre thuhet se Këshilli iniciativë për përkrahjen e liderit Branko Crvenkovski për qëndrimin e  tij në krye të partisë ishte formuar me vetë iniciativën e grupit përkrahës të kryetarit të atëhershëm Crvenkovskit, kur ai paralajmëroi dorëheqjen e tij nga kryetari i partisë.

“Këshilli iniciativë për përkrahjen e liderit Branko Crvenkovski nuk është subjekt ose organ i partisë i cili funksionon në kontinentet. Ky këshill i ka dhënë përkrahje të plotë zgjedhjes së Zoran Zaevit në krye të LSDM-së”, thuhet në reagimin e anëtarëve të këtij Këshilli.

Lajme të ngjashme

Back to top button