Vettingu, Rama: Nisi një epokë e re

Kryeministri Edi Rama, nga Prrenjasi deklaroi se “orët e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar janë të numëruara”, njofton top-channel.

“Dje, procesi i ngritjes së gjykatave të vettingut përfundoi. Nga dje, për vendin nisi një epokë e re. Orët e gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar janë të numëruara”, tha Rama.

“Pse nuk është dënuar asnjë politikan në Shqipëri? E dëgjoj shpesh si pyetje. Pallati i Drejtësisë ka qenë i pushtuar nga gjykatës e prokurorë të korruptuar, që u zgjodhën nga politikanët për të mos u prekur. Pse drejtësia e re do të funksionojë ndryshe dhe nuk do të jetë e njëjta gjë? Sepse ata që do të dalin të pastër nga filtri i vettingut, ata do të jenë në Pallatin e Drejtësisë, pa i pasur borxh asnjë politikani sepse do të jenë aty falë meritës së tyre, integritetit të tyre dhe profesionalitetit të tyre”, shtoi Rama.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button