Lebron kërcënon me largim nëse Cleveland nuk bën përforcime

Pas dështimit në finalet e play off-it, skuadra e Cleveland cavaliers ka nisur të bëjë analizën e humbjes.

Kjo është skuadra më e fortë në Lindje, pa asnjë dyshim, por përballë Golden State ekipi i Cavaliers tregoi limitet e tij.

Ndërkohë që, tavani i blerjeve për skuadrën kampione të Lindjes e pengon që të bëjë manovra të mëdha nga 1 korriku, kur çelet merkato.

Drejtuesit e ekipit po përpiqen të bëjnë maksimumin për të sjellë te skuadra lojtarë të rinj dhe të përspektivës, duke alternuar edhe ndonjë emër me përvojë, për të kënaqur LeBron James.

LeBron është ankuar gjithnjë se skuadra nuk ka stol të fuqishëm që të mbështesë ashtu si duhet titullarët kur ata pushojnë, shkruan TeleSport.

Skuadra do të vazhdojë të drejtohet nga Tyron Lue, që ka ende edhe 4 vite kontratë, por problemi më i madh janë përforcimet e duhura me financat që skuadra ka në dispozicion.

LeBron James, Kyrie Irving dhe Kevin Love nuk pritet të largohen, por kanë vënë kushte, që kërkojnë disa përforcime të vlefshme.

Duke qenë se pagat e lojtarëve që janë aktualisht nën kontratë kanë kapur tavanin e lejuar, skuadra mund të afrojë vetëm lojtarë të vjetër, të cilëve mund t’u ofrohet një kontratë minimale. Ose të afrojnë një yll si Paul George, që rrezikon të ikë nga Indiana “free” pas një viti, kur i përfundon kontrata.

Ndaj LeBron duhet mbështetur, në të kundërt mund të largohet drejt Los Anxhelosit, ku mund t’i ofrohet një super-rrogë dhe një ekip për të dueluar sërish për titull.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button