Forcat izraelite ekzekutuan tre palestinezë pasi këta të fundit vranë një polic

Forcat e sigurisë izraelite thanë se kanë vrarë tre palestinezë, të cilët mbrëmë kishin vrarë një police izraelit, në atë që duket se ishin sulme të koordinuara me të shtëna dhe thirrje në Jerusalem.

Përgjegjësinë për dy sulmet simultane e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik, në faqen e vet në Internet, Amaq, që është hera e parë që ky grup e ka marrë përgjegjësinë për sulmet në Izrael, sipas Grupit të Inteligjencës SITE, që monitoron organizatat militante. Shteti islamik ka tërhequr vërejtjen se ky nuk do të jetë “sulmi i fundit” kundër Izraelit.

Në incidentin e parë, dy palestinezë janë vrarë pasi kishin hapur zjarr kundër një grupi të policëve izraelitë dhe ishin përpjekur t’i therrnin me thika, ka thënë policia.

Në rastin tjetër, një palestinez e kishte therrë me thikë për vdekje një police kufitare izraelite. Ky sulmues palestinez ishte vrarë nga pjesëtarët e policisë. Në këto sulme ishte plagosur edhe një oficer izraelit.

Dhuna ndodhi derisa myslimantë e kanë shënuar përfundimin e Xhumasë së tretë të agjërimit të Ramazanit, me ç’rast dhjetëra mijëra palestinezë nga pjesa lindore e Jerusalemit dhe Bregu Perëndimor, morën pjesë në faljet në kompleksin e xhamisë, Al-Aqsa, që është njëri nga vendet më të shenjta myslimane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button