Zaev me mesazh ndaj kancelares Merkel

Kryetari i Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dërgoi telegram ngushëllimi deri te kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel me rastin e vdekjes së ish kancelarit gjerman Helmut Kol.

“Shpreh keqardhje të thellë dhe ngushëllim të sinqertë për vdekjen e ish kancelarit gjerman Helmut Kol, në emër të qytetarëve të Maqedonisë, Qeverisë të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim. Qytetarët e Republikës Federale të Gjermanisë humbën një njeri të madh dhe politikan i cili e njohu bashkimin si vlerë dhe rrugë që çon para dhe arrit ta bashkojë Gjermaninë të sigurojë ardhmëri stabile të shtetit”, qëndron në telegram.

Ajo që e la ky burrështetas i madh evropian pas vete, theksohet në telegram, është trashëgimi e mbarë botës, ato janë ura të miqësive me shtete dhe mes shteteve në botë, të ndërtuara përmes politikave paqësore

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button