Qeveria e Maqedonisë e shkarkoi prokurorin skandaloz Zvërlevski
Qeveria e Maqedonisë sonte e miratoi edhe shkarkimin e kryeprokurorit Marko Zvërlevski.
Qeveria e shpalli si të paaftë për punën e prokurorit duke theksuar se nuk ka ngritur aktakuza për rastet që është dashur patjetër të veprojë. Ai sipas Qeverisë nuk e ka kryer punën “në kohë, në mënyrë ligjore dhe profesionale”, njofton Portalb.mk.
Përndryshe, të martën Këshilli i Prokurorëve Publik dha mendim pozitiv për kërkesën e Qeverisë për shkarkim të Zvërlevskit. Qeveria, dokumentet me qëndrimin e Këshillit të Prokurorëve duhet t’ia propozojë Kuvendit, i cili sërish duhet të caktojë seancë për shkarkim të Zvërlevskit.
Zvërlevski mund të shkarkohet me votim të 61 deputetëve.
LEXO: Para shkarkimit është Zvërlevski, prokurori që mbështeti politikat e Gruevskit
LEXO: Maqedoni, ja kush e zuri vendin e Mijallkovit në DSK dhe Çavkovit në BSP