Policia shqiptare në dy aksione sekuestroi një ton marihuanë

Policia e Vlorës ka sekuestruar një sasi prej 710 kg kanabis sativa dhe ka arrestuar një person.
Në sajë të operacionit antidrogë “Weekends” u sinjalizua furgoni me të cilin po transportohej sasia e drogës. Pas ndjekjes së mjetit ai u bllokua mëngjesin e të premtes në shtëpinë e Selman Hamitaj nga Dukati i Vlorës.
Pas kontrollit të bërë u zbuluan 27 pako të mbështjella me natriban, dhe 8 çanta sportive. Është arrestua 71-vjeçari Selman Hamitaj dhe ka shpallur në kërkim B. T., 44 vjeç nga Durrësi, si autor i dyshuar që ka lidhje me këtë ngjarje.
Në aksionin e dytë janë sekuestruar 306 kilogram marihuanë, në afërsi të kufirit greko-shqiptar afër Kozanit.
Droga ka qenë e vendosur në dhjetë thasë, të cilat janë tranposrtuar me furgon, me targa greke, ndërsa janë përcjellë me një automjet të drejtuar nga dy të rinj shqiptarë. Që të tre janë arrestuar.
Sipas deklaratave të të arrestuarve, mjetet narkotike është dashur të transportohen në Athinë.
Ditëve të fundit, policia shqiptare, greke dhe italiane, kanë sekuestruar mbi tre tonë marihuanë, të prodhuar në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button