Zaev-Reka: Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe zhvillimi rajonal hapin perspektiva për të gjitha shtetet

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka, njofton Portalb.mk.

Në takim kanë biseduar për të ardhmen euro-atlantike të rajonit si dhe për marrëdhëniet e mira fqinjësore.

“Ministrat në Qeverinë e re do të punojnë bashkë për motivim në integrimet euro-atlantike dhe për sigurimin e një jete më kualitative për të gjithë qytetarët. Si qeveri jemi të orientuar fortë drejt ndërtimit të demokracisë në Republikën e Maqedonisë, të një shoqërie për të gjithë qytetarët, me perspektiva të hapura drejt qëllimeve strategjike të shtetit, Bashkimit Evropian dhe NATO-s”, ka thënë kryeministri Zaev.

Në takim kryeministri Zaev deklaroi se Qeveria tashmë punon për agjendë intensive reformuese për fushat e rëndësishme për integrime euro-atlantike, siç janë shteti juridik dhe institucionet e pavarura të cilët punojnë në interes të qytetarëve.

Ambasadori Reka i ka dorëzuar letrën e kryeministrit Edi Rama ku uron zgjedhjen e Zoran Zaevit si kryeministër të Republikës së Maqedonisë, duke i dhënë përkrahje nga ana e Shqipërisë për anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button