Milan – Inter, derbi i zbehur i Madoninës

11 vjet më parë, Milano ishte kryeqyteti i futbollit, me zikaltërit dhe kuqezinjtë që përballeshin mes tyre në një gjysmëfinale të paharrueshme të UEFA Champions League. Derbi i Madoninës, për nga standarti që kishte krijuar, mbetej magjik, emocional, thjesht një sfidë e papërsëritshme.

Por situata në dekadën e fundit ka ndryshuar shumë. Skuadrat italiane sigurisht edhe dy ekipet e Milanos kanë humbur shumë nga shkëlqimi i dikurshëm, pasi skenën e futbollit europian e kanë rrëmbyer formacionet madrilene, Real Madrid dhe Atetico Madrid, që të diskutojnë mes tyre finalen e madhe të Champions League në “Da Luz” të Lisbonës.

Që nga sezoni i largët 1958-1959 në kompeticionet europiane nuk ka munguar kurrë njëkohësisht të dy ekipet e Milanos, por kjo situatë mund të ndodhë sezonin e ardhshëm. Si rrallë herë më parë, derbi i Madoninës luhet për objektivin Europa League, pasi si Interi ashtu edhe Milani, po kalojnë një periudhë krize e cila i ka mbajtur jashtë objektivave madhore, transmeton Supersport.

Interi me pozicionin aktual është në zonën europiane, por një humbje e mundshme në derbi, e shoqëruar me suksesin e Lazios me Veronën, do ta vinte në rrezik serioz Europa League, pasi në javën e parafundit ziklatrit kanë një sfidë direkte me Lazion.

Mundësi matematikore për pjesëmarrjen në Europa League ka edhe Milani, por kuqezinjtë janë të vetëdijshëm se është praktikisht e pamundur të parakalosh 5 skuadra me vetëm 9 pikë në dispozicion. Dy skuadrat e Milanos, që kanë bërë histori në futbollin italian dhe atë europian, po paguajnë një çmim të shtrejtë për shkak të një sezoni zhgënjyer.

Edhe nëse njëra prej tyre, me shumë mundësi Interi, do të arrijë të ruajë pozicionin e pestë në renditje, sezonin e ardhshëm do të ketë kundërshtarë në Europa League skuadra të tilla si Hull City, Estoril apo Tvente. Walter Mazzarri dhe dhe Clarenc Seedorf e kanë të qartë se I pret një verë plot me kritika, me apo pa kualifikimin në Europa League.

Lajme të ngjashme

Back to top button